Apple sa po ka prezantuar modelin e ri Macbook 12 inch. Quhet thjeshtë Macbook, dhe i shtohet linjës Pro dhe Air. Do të jetë i disponueshëm nga 10 prilli në versionin gold, silver dhe space gray. Është prej alumini, peshon 907 gramë dhe është i trashë vetëm 13.1 mm, tastiera deri në limit dhe butona të gjeneratës së re (40% më të hollë).


Siç parashikohej, do të ketë një ekran Retina me rezolucion 2304 x 1440 pixel. Është rinovuar edhe touchpad (Force Touch Trackpad) me funksione të reja speciale të integruara në OS X dhe ndjeshmëri  në prekje për të njohur më me saktësi një tap.


Modeli i ri Macbook është fanless, me CPU Intel Core M me 1.1 ose 1.2 Ghz. SoC me 14nm ofron mundësinë për të patur një motherboard 67% më të vogël se gjenerata aktuale MBA 11. Autonomia llogaritet të jetë rreth 9 orë në web browsing, 10 orë në playback.


Lidhje WiFi dhe Bluetoth 4.0. Vetëm një USB-C në pjesën e majtë, me një përshtatës për ta bërë VGA, një diplayPort ose një HDMI. Do të jetë i disponueshëm në SHBA nga 10 prilli, me çmimin fillestar 1299 dollarë. Apple ka përditësuar gjithashtu edhe linjën Macbook Air dhe Macbook Pro me proçesorë të rinj Intel Broadwell dhe SSD më të shpejtë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment