Siç e njoftoi edhe Apple gjatë eventit Spring Forward, iOS 8.2 do të jetë i disponueshëm që sot. Bëhet fjalë për një përditësim të vogël që do të jetë shumë i rëndësishëm për ato që kanë vendosur të blejnë një Apple Watch, pasi falë këtij versioni të iOS, Apple Watch dhe iPhone mund të komunikojnë sëbashku.

Të tjera të reja që mund të gjejmë në iOS 8.2 janë disa rregullime për sa i përket qëndrueshmërisë, bug fix dhe disa përmirësime të vogla në aplikacionin Health. iOS 8.2 është i disponueshëm për shkarkim që tani, për të gjithë përdoruesit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment