Nuk e dimë nëse Apple po ndërton realisht një makinë, por dimë se që sot kompania mund të përdorë ligjërisht logon e saj në një automjet. Studioja ligjore e Apple, Baker & McKenzie, ka zgjeruar së fundmi përshkrimin zyrtar të kompanisë, që tani përfshin jo vetëm smartphone, tablet, kompjuter dhe ora inteligjente, por edhe automjete!

Në mënyrë që të mos u mungojë asgj, avokatët e Apple e kanë zgjeruar përshkrimin zyrtar të kompanisë duke shtuar "automjete, avion dhe anije; pjesë hardware elektronike për automjetet, vagona treni dhe lokomotiva, anije dhe avion; pajisje kundër vjedhjeve; alarme për makinat; biçikleta; makina golfi dhe shumë aksesorë të tjerë".


Kjo lëvizje tregon qartë edhe lëvijet e fundit të Apple, që ka nisur punën për realizmini e një makina brenda vitit 2020. Gjithashtu, kjo mund të jetë edhe një lëvizje për të mbrojtur kompaninë dhe për të evituar që të regjistrohet një makinë me emrin Apple nga dikush tjetër. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

1 comment: