Dje kompani Apple edhe shumë kompani të tjera si Facebook, Microsoft dhe Google, janë bashkuar protestave për të legalizuar martesën midis sekseve të njëjta, të organizuar nga lëvizja Gey Pride. Për të mbështetur këtë lëvizje, Apple ka publikuar logon e sajë modifikuar e cila mbulohet nga ngjyrat përfaqësuese të lëvizjen në fjalë.

E gjithë protesta është zhvilluar për të bindur Gjykatën e Lartë në Amerikë që të ndryshojë ligjin edhe të lejojë martesën midis çifteve me të njëjtin seks. Përfaqësuesit e 379 kompanive botërore, përfshirë edhe Apple janë të bindur se është e drejta e çdo kujtë që të zgjedhë partnerin/partneren e jetës së tij sipas dëshirë edhe pse ai/ajo mund të jenë të të njëjtit seks.

Kujtojmë që në Tetorin e vitit të kaluar Tim Cook u shpreh hapur se ai është një nga personat e shumtë në botë i cili tërhiqet nga seksi i njëjtë edhe se e mbron me shumë vendosmëri këtë fakt. Kjo tregohet qartë edhe nga impenjimi i kompanisë të cilën ai drejton në mbrojtje të kërkesave të publikuara nga eventi i Gay Pride. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment