Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur Temple Run: Oz një lojë e inspiruar nga Temple Run 2 dhe filmit Oz: The Great and Powerful..

Temple Run: Oz, ka të njëjtin mekanizëm me versionet e tjera, por si personazh kryesor është OZ, i cili është i zënë me majmunët duke kërcyer dhe rrëshqitur nëpër rrugët e një toke magjike. Qëllimi ynë do të jetë të arrijmë sa më larg të mundemi në çdo lojë, duke tentuar të kalojmë rekordet e mëparshëm, por aspekti më interesant i lojës është patjetër ambjenti i inspiruar nga filmi, që mund ta eksplorojmë gjatë aventurës tonë, dhe mundësia për të fluturuar në balonë. Mbetet mundësia për të fituar monedha dhe për të eksploruar zonat e ndryshme të OZ mjafton të ndjekim tabelat që do të gjejmë gjatë rrugës.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Temple Run: Oz do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment