Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur Dark Echo një lojë mjaft e veçantë në llojin e saj.


Sa po të nisë loja, do të jeni të verbër, në errësirë të plotë, vetëm hapat tuaj do ju udhëzojnë: ato faktikisht lëshojnë disa rreze drite të bardhë që duke rimbalcuar mbi dysheme arrijnë t'u tregojnë rrugën. Përveçse të ecni, mund edhe të përplasni këmbët për tokë: sa më shumë të mbani shtypur gishtin në touch screen aq më e fortë do të jetë goditja në terren.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Dark Echo do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment