Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Thunderspace HD, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Thunderspace është një proram mjaft interesant i cili krijon disa efekte audio në 3D të shoqërura me disa efekte drite që do të krijojnë rreth jush efektin e vetëtimave. Një ambjent i tillë do të sjellë relaks dhe qetësi për ju. Ja vlen ta provoni këtë program.


Mechanic Panic, nga 1.79€, falas. /iPhone
Para shumë vitesh njerëzimi krijoi një ashensor që të çonte në hapësirë por një ditë, një shpërthim katastrofik e nxorri nga funksioni këtë ashensor. Shumë njerëz kanë mbetur në mes rrënojave dhe detyra juaj është ti shpëtoni. Duhet të fluturoni sa më lart vertikalisht dhe të shpëtoni njerëz që i gjeni gjatë rrugës por kini kujdes nga sferat e zjarrta që bien nga lart.


- FaceFilm Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
FaceFilm Pro është një program i cili na lejon të krijojmë video prezantime me fotot që kemi ruajtur në iPhone ose iPad. Më pas mund ti ndajmë klipet me miqtë tanë në rrjete sociale. Gjithashtu mund ti aplikoni fotove disa efekte grafike mjaft interesante. Ja vlen ta provoni.


- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment