Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

- My Notepad, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
My Notepad është një program mjaft i thjeshtë për tu përdorur i cili do t'ju japë mundësinë të mbani shënime duke ruajtur jo vetëm tekst por edhe imazhe. Ja vlen ta merrni këtë program.


- The Wonder Cat, nga 1.79€, falas. /iPhone
The Wonder Cat është një lojë me aventurë që i dedikohet fëmijëve. Gjatë lojës duhet të ndihmoni macen e humbur të gjej familjen e saj. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë sepse gjatë rrugës do t'ju shfaqen shumë pengesa.


- Note-IFY, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Note-IFY është një program i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të mbani shënime edhe ti ruani ato në sistemin Re ose Cloud, tek shërbimi Dropbox. Ja vlen ta keni edhe të këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment