Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Smart Office 2, nga 8.99€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të hapim dhe modifikojmë formate të Microsoft Word si dhe shumë formate të tjera. Përveç këtij funksioni, mund të transferojmë dhe të ruajmë në sistemi Re ose Cloud, dokumentat tonë. Programi na lejon të hapim e email-e ose filet që ato përmbajnë dhe ti menaxhojmë sipas dëshirës. Pra në qoftë se ju ka munguar një program që menaxhon file-t e Microsoft Word atëherë ne ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejtë sepse e gjeni falas në App Store.


Super Skyland, nga 5,49€, falas. /iPhone, iPad
Super Skyland është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të eksporoni botë të ndryshme. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni mjaft pengesa ku duhet ti kaloni me aftësitë tuaja për tu hedhur dhe fluturuar. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


Boom Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Boom Land është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të shkatërroni struktura prej dërrase të kombinuara me mure betoni. Do të luani në shumë misione ku sigurisht me kalimin nga një mision në tjetrin çdo gjë do të vështirësohet.


SuperShare, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone ose iPad si një server nga ku të gjitha pajisjet që lidhen me iPhone ose iPad, në fjalë, mund të shkarkojnë foto, video e dokumenta të tjerër. Pra ky program e transformon iPhone në një server multimedial.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment