Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Epoch.2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Epoch.2 është një lojë mjaft e bukur me aksion ku ju do të merrni pjesë në shumë fushata sulmesh me rrobotin tuaj luftëtar. Gjatë lojës do të keni mundësinë të përditësoni arsenalin tuaj të armëve dhe të dëmtoni sa më shumë armikun. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



Epic War Td Pro, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Në qoftë se dëshironi një lojë strategji ndryshe nga të tjerat atëherë duhet të provoni Epic War. Në këtë lojë mund të zgjidhni të kryeni misione midis 10 niveleve unikë, si dhe 5 kulla për të luftuar e për të masakruar armiqtë. Gjithashtu arritjet tuaja mund ti shënoni në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj.




Paper Piano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Paper Piano është një program mjaft i veçantë në llojin e tij. Ai do të na lejojë të përdorim një fletë letre si një tastierë pianoje. Do të mjaftojë të printoni në një fletë të bardhë tastet e pianos dhe të vendosni iPhone në pozicionin horizontal mbi fletën e letrës. Kamera e iPhone do të njohë çdo lëvizje të gishtave mbi tastierën e printuar dhe do ti interpretojë ato si një lëvizje mbi një tast e cila më pas do të prodhojë një notë të tastierës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment