Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Moto Race Pro, nga 1,79, falas /iPhone, iPad
Një lojë mjaft argëtuese ku do të ngisni një motorr dhe qëllimi juaj është që të mblidhni monedhat pa u rrëzuar. Kompletojini nivelet sa më shpejt të mundeni në mënyrë që të merrni maksimumin e pikëve.


Clipbook, nga 0.89€, falas. /iPhone
Clipbook është një program i cili do t'ju japë mundësinë të ruani një listë me të gjithë librat që keni lexuar. Gjithashtu mund të ruani edhe disa detaje në lidhje me librin në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive.


- Temple Run: Oz, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Temple Run: Oz  është një lojë e inspiruar nga Temple Run 2 dhe filmit Oz: The Great and Powerful. Loja ka të njëjtin mekanizëm me versionet e tjera, por si personazh kryesor është OZ, i cili është i zënë me majmunët duke kërcyer dhe rrëshqitur nëpër rrugët e një toke magjike. Qëllimi ynë do të jetë të arrijmë sa më larg të mundemi në çdo lojë, duke tentuar të kalojmë rekordet e mëparshëm, por aspekti më interesant i lojës është patjetër ambjenti i inspiruar nga filmi, që mund ta eksplorojmë gjatë aventurës tonë, dhe mundësia për të fluturuar në balonë. Mbetet mundësia për të fituar monedha dhe për të eksploruar zonat e ndryshme të OZ mjafton të ndjekim tabelat që do të gjejmë gjatë rrugës.


Pocket Studio, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pocket Studio është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të përpunojmë file muzikorë  në mënyrë të thjeshtë edhe me një kualitet shumë të lartë. Për ju që jeni të apasionuar mbas muzikës ne jua këshillojmë këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment