Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

RuneMasterPuzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone
Kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe ju duhet të fitoni aftësinë ti zgjidhni ato sa më shpejt. Loja ofron disa nivele ku vështirësia sa vjen e rritet. Në qoftë se jeni të apasionuar pas lojërave puzzle, sigurisht kjo lojë do t'ju përmbushë dhe do t'ju kënaqë.


We Step Widget, nga 0,89€, falas /iPhone
We Step është një widget për iOS 8 që moitoron hapat tuaj, distancën dhe katet që ngjitni ose zbritni në çdo moment dhe i memorizon ato. Ju mund të konsultoni këto informacion direkt nga Qendra e njoftimeve të iPhone. 


-  Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Reverser Cam, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
Reverse Cam është një aplikacion për iOS që ju lejon të realizoni video "reverse" dmth mbrapsht. Ju mund të regjistroni një video normale dhe më pas me anë të këtij aplikacioni t'i jepni efekti e kthimit mbrapsht. 


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. nuk mund ta printoj file i cili eshte ne PDF per APP - Paper Keyboard,kur e shtypi me hap faqen ma qet page not found? ju lutem me tregoni ku mund ta gjej ta printoj

    ReplyDelete