Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

- ComicBook, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
ComicBook është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni historinë tuaj duke shfrytëzuar imazhet e animuara që vetë programi ofron. Ju mund të shtoni tekst në çdo imazh për të krijuar kështu historinë që doni ti tregoni miqve tuaj. Më pas mund ti bëni share edhe në rrjetet sociale.


Videos In Video, nga 8,79€, falas. /iPhone, iPad
 Nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të të integroni file video në një video tjetër. Ky funksion mjaft interesant do të na lejojë të krijojmë file video mjaft interesante dhe që do të ruajnë kujtimet tona ndër vite.

- Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju informojë për konsumin e paketave Internet. Programi do të shfaqë në Qëndrën e Njoftimeve të gjitha informacionet që do t'ju ndihmojnë të mos konsumoni më shumë paketa se sa oferta juaj me kompaninë telefonike. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment