Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Atomus, nga 0.89€, falas. /iPhone
Atomus është një program zbavitës nëpërmjet të cilit mund të krijoni imazhe abstrakte duke modifikuar linjat shumë ngjyrëshe sipas fantazisë tuaj. Grafika e skenave është mjaft e lartë dhe duke lëvizur gishtat në ekran do të zbaviteni duke luajtur dhe duke krijuar  e kombinuar forma shumë ngjyrëshe të linjave. Ja vlen ta provoni.


Sky Aces 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sky Aces 2 është një lojë në të cilën ju do të pilotoni një avion luftarak në betejat e luftë së dytë botërore. Gjatë lojës do të godisni bazat e armikut për duke kontrolluar avionin tuaj me prekjet në ekran. Gjithashtu mund të përmirësoni dhe arsenalin e armëve që keni në dispozicion.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment