Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- DMD Clone, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DMD Clone është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai do t'ju lejojë të klononi objekte në fotot tuaj edhe ti kombinoni ato sipas fantazisë. Ja vlen ta merrni këtë program.

DMD Panorama, nga 1.79€, falas. /iPhone
Ky program na jep mundësinë të krijojmë fotografi duke rrotulluar iPhone në 360 gradë. Pasi prekim butonit "Start", duke rrotulluar iPhone deri në pozicionin që duam të kemi në sfond dhe pasi prekim butonin "End" në galerinë e fotove do të na shfaqen fotografitë e krijuara me këtë program të cilat përfshijnë të gjithë hapësirën që fotokamera përshkroi me lëvizjen e saj.


Tie Right, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tie Right është një program i cili na ndihmon të mësojmë se si të lidhim një kollare në qoftë se janë herët e para që e përdorim në jetën e përditshme. Program ofron leksione për disa lloje mënyrash se si mund të lidhet një kollare. Ja vlen ta keni në iPhone-nin tuaj.



Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment: