Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Tiny Defense, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Tiny Defense është një lojë në 2D që do ju trasportojë në Green Planet, botë e populluar nga forma jete mekanike të njohura si “Minirobots” të cilët jetonin në paqe derisa rrobotë të quajtur "Mechanics" erdhën në botën e tyre për ti pushtuar. Ju duhet ti ndihmoni Minirrobotët të shpëtojnë nga furia shkatërruese e të huajve.


Go Dance, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Me lojën GO DANCE do të kërceni nën ritmet e artistëve më të suksesshëm të momentit, me mundësinë për të sfiduar edhe miqtë tuaj duke perfeksionuar aftësitë tuaja prej artisti të vërtetë dhe duke koleksionuar kostume të ndryshëm. Falë teknologjisë Extreme Reality, që regjistron lëvizjet tuaja, fotokamera e iPhone dhe iPad do të funksionojë si një sensor për lëvizjet. Lëvizjet tuaja do të regjistrohen në kohë reale dhe të merrni menjëherë edhe pikët që meritoni.


Pilot's Path, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pilot's Path është një lojë me aventurë dhe ku ju duhet të praktikoheni të pilotoni një helikopterr. Përveç grafikës në 2D nga lart, loja ofron një mënyrë të mirë për të kaluar kohën e lirë dhe sigurisht kërkon dhe impenjim për tu luajtur. Ja vlen ta provoni në iDevice-in tuaj.


KitCamera, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
KitCamera është një program majft profesional që i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar të fotografisë. Programi ofron efekte grafike që mund ti aplikohen fotokamerës së iPhone ose iPad në kohë reale si dhe mundësinë për të personalizuar akoma më shumë fotot pas filmimit. Ja vlen ta keni këtë program.


- Modern Combat 5: Blackout, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë kapitull të pestë, mund të luajmë vetëm, ose të krijojmë grupe sulmi, duke shtuar miqtë tanë dhe duke vendosur në provë aftësitë tona kundër armiqve. Përveçse një lojë e kompletuar në funksionin e saj Single Player që i jep jetë historisë së këtij kapitulli të pestë, gjejmë edhe funksionin Multiplayer me të vërtetë interesant që e bëjnë lojën edhe më interesante. Ja vlen ta merrni!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

5 comments:

  1. Dendi te lutem me ndihmo a guxoj ta bej iphone 6plus versioni 8.2 jailbrek faleminderit shume

    ReplyDelete
  2. Për momentin nuk ka akoma Jailbreak për iOS 8.2

    ReplyDelete
  3. kur del jailbreak per ios 8.2

    ReplyDelete
  4. A ka ndonje tweak si ClassicSwitcher per iphone 4s , ios 8.1.2 , pasi kur instaloj ClassicSwitcher ne fillim shfaqet pas 1 sec zhduket edhe nuk del asgje

    ReplyDelete
  5. Ndonje tweak te perafert?

    ReplyDelete