Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- ColorStrokes, nga 1.79€, falas. /iPhone
ColorStrokes është një program mjaft profesional për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai do të na lejojë ti aplikojmë fotove shumë efekte grafike të cilat do ti krijoni ju me fantazinë tuaj. Ja vlen ta provoni.


- Soctics League, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Soctics League është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të luani me miqtë tuaj online lojën e futbollit me 3 emblema. Duhet të tregoni shkathtësi për të shënuar edhe mbrojtur portën. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. Modern Combat 5 : Blackout free, linku per ta shkarkuar:
    http://appshopper.com/games/modern-combat-5-blackout

    ReplyDelete