Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Instaflash Pro, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.

GeekBench 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GeekBench 3 është një program i cili na lejojn të testojmë shpejtësinë e Hardware të çdo iDevice si edhe të marrim shumë informacione në lidhje me pjesët fizike që përbëjnë këtë produkt. Versioni 3 mund të instalohet vetëm në iOS 8 e lart.


Crop Videos, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Prisni videot ashtu siç prisni edhe fotot në iPhone. Zmadhojini dhe zgjedhni përmasat që dëshironi. Shikoni videot tuaja ndërsa i modifikoni, dhe eksportojini direkt tek aplikacioni i imazheve në iPhone. Një aplikacion me të vërtetë interesat që ia vlen ta shkarkoni.


 iCaller, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCaller është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të përshpejtojmë kërkimin për një kontakt të cilit duam ti telefonojmë ose ti dërgojmë SMS. Do t'ju mjaftojë të shkruani shifra ose shkronja në fushën e kërkimit dhe automatikisht programi do të shfaqë një listë me të gjitha kontaktet që përmbajnë shkronjat ose numrat që ju shtuat në fushën e kërkimit. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

3 comments:

  1. a bën ky program edhe për iphone

    ReplyDelete
  2. Për iPhone është ky program: http://www.iphonealbania.net/2014/04/easeus-mobisaver-programi-me-i-mire-per.html

    ReplyDelete