Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

- MacID for iOS, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
MacID for iOS është një program i cili na jep mundësinë të kontrollojmë Macbook direkt nga iPhone. Kini kujdes sepse programi suporton vetëm Macbook të cilët integrojnë teknologjinë Bluetooth Le.


Spirit Walkers, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Spirit Walkers është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni një grup miqsh të cilët janë të humbur në një pyll ku mbizotëron magjia dhe enigma. Për të mbijetuar duhet të kaloni në shumë dimensione të tjera për të zbuluar magjitë e shpirtit që ka pushtuar pyllin. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


YoWindow Weather, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
YoWindow është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjellë informacione në lidhje me kushtet meteologjike për qytetin tuaj, në mënyrë mjaft të detajuar. Ja vlen ta keni këtë program si alternativë mjaft e mirë e programi zyrëtar të iOS që kryen këtë funksion.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment