Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Snoopy Coaster, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Qëllimi jonë kryesorë do të jetë të rezistojmë sa më gjatë që të mundemi mbi binarë. Theshtë me një prekje të ekranit me gisht do të arrijmë të kërcejmë, për të ndryshuar binarë, për të mbledhur monedhat dhe për të vrarë kafshët që na shfaqen në ekran. Përveç kafshëve mund të plasni edhe tullumbacët dhe të mblidhni balonat fluturuese.


- Mathstudio, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mathstudio është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që studioni lëndë me bazë matematikore, sepse do t'ju ofrojë shumë informacione në lidhje me formula por edhe mundësinë për të parë grafikun e një funksioni. Ja vlen ta merrni atë!


Chess Professional, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë i dedikohet të gjithë të apasionuarve të lojës shah dhe mund të shkarkohet falas për ditën e sotme. Loja ka një grafikë mjaft të thjeshtë dhe sigurisht për ju që dini të luani do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Lep's World 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Lep's World është një lojë me aventurë e cila është inspiruar nga loja klasike Super Mario. Ndoshta kjo lojë është një nga më seriozet të cilat sjellin në mëndje lojën Super Mario dhe Apple e ka lejuar sepse grafika e lojës është totalisht ndryshe. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment