Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Us Basketball, nga 1.79€, falas. /iPhone
Us Basketball është një lojë në të cilën ju duhet të garoni me miqtë tuaj on line në shumë vënde të Amerikës duke luajtur lojën e basket bollit. Qëllimi është të shënoni sa më shumë pikë brënda një kohe të caktuar.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.




AdBlock for Wi-Fi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AdBlock for Wi-Fi është një program i cili na jep mundësinë të bllokojmë rreklamat e padëshiruara nga programe që shkarkojmë nga App Store. Për të mos shfaqur rreklamat në një program të caktuar duhet të aktivizoni një nga 4 filtrat që AdBlock ofron dhe më pas të shtoni programin në filtrin e duhur. Ja vlen ta keni.


Video Downloader Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Video Downloader Pro do të na lejojë të kemi në iDevice një program nëpërmjet të cilit mund shikojmë dhe shkarkojmë file video nga rrjeti i Internetit. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të na lejojë të ruajmë video në iDevice.


Got Cow? nga 1.59€, Falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës, e cila është një lopë e paisur me mjete luftarake dhe që mund të fluturojë në hapësirë, të luftojë kundra alienëve që do të mundohen ti zhdukin. Do të keni në dispozicion disa mjete luftarake dhe gjatë misioneve duhet të kapni sa më shumë yje me qëllim që të rënditeni të parët në Game Center.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment