Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Ultimate Hangman, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ultimate Hangman është një lojë në të cilën do të eksperimentoni vetë varjne e personazhit në disa mënyra ekestreme të cilat do të shoqërohen me animime në stilin e vizatimit me dorë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Backgammon Deluxe, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon është një lojë mjaft e bukur të cilën mund ta merrni falas nga App Store sot. Kjo lojë sjell në iOS lojën e njohur në vëndin tonë si loja "Tavull" dhe në qoftë se jeni të apasionuar mund ta luani më në fund edhe në iDevice-in tuaj.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


- Universal Zoom: All About Size And Distances, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Unversal Zoom është një program mjaft interesant edhe edukues nga ku ju mund të merrin informacione në lidhje me distancat apo dimensionet e objekteve reale në botë. Ju mund të krahasoni dimensionet për ti perceptuar realisht ato. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment