Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Mahjong Deluxe, nga 0.89€, falas
Mahjong Deluxe është një lojë mjaft e bukur me temë Quiz ku ju duhet të bashkoni dy objekte me të njëjtin simbol me qëllim që ato të zhduken. Kini kujdes sepse nga njëri nivel në tjetrin loja vështirësohet dhe që të gjeni 2 objekte me të njëjtin simbol nuk do të jetë shumë e thjeshtë. Ja vlen ta provoni.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- Toca Mini, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Toca Mini është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të krijoni personazhin tuaj Toca duke kombinuar çdo element që loja ofron. Kjo lojë gjithashtu këshillohet për fëmijë me qëllim për të zhvilluar aftësinë krijuese tek ato.


Flowpaper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të krijojmë Wallpaper për iPhone me figura abstrakte. Programi ofronë një telë vizatimi virtual dhe ju mund të vizatoni çdo lloj forme duke prekur me gisht mbi ekranin e iPhone ose iPad. Më pas mund të ruani vizatimin virtual në Galerinë e fotografive dhe ta përdorni si sfond në iDevice-in tuaj.


Get-O Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get-O Pro është një lojë mjat e bukur e cila mund të luhet midis 2 iDevice-eve që komunikojnë nëpërmjet rrjetit BlueTooth. Qëllimi juaj do të jetë të kaloni pjatën nga një ekran në tjetrin pa prekur fundin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment