Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Club Caveman, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Club Caveman është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës i cili është një njeri primitiv, të mësojë nga ju. Ai do ti bindet edhe zërit tuaj duke bërë çdo lëvizje që ju do ti kërkoni të bëjë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Fitness Tracker+Daily Planner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fitness Tracker+ është një program mjaft i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të planifikojmë aktivitet fizike. Gjithashtu programi do të rregjistrojë çdo aktivitet duke na ofruar statistika për kaloritë e djegura në intervale të ndryshme kohe.


Air-Photos, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Air-Photos është një browser për fotot i bazuar tek rrjeti Wi-Fi. Ju lejon të shikoni fotot tuaja në kompjuter, pa pasur nevojë t'i sinkronizoni ato me anë të programit iTunes.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment