Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku çdo ditë ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e aplikacioneve më interesante që janë në ofertë për ditën e sotme:

Snabbit, nga 1.79€, falas./iPhone, iPad
Snabbit është një lojë mjaft e bukur dhe e thjeshtë për tu luajtur. Ju duhet të drejtoni një krimb të mbledhë sa më shumë yje gjatë udhëtimit të tij. Kini kujdes sepse do të gjeni shumë pengesa të cilat do t'ju ndalojnë të arrini objektivinin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


iBouquiniste, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program është një alternativë mjaft e mirë e iBooks nëpërmjet të cilit mund të lexoni shumë lloje të ndryshme fomatesh të librave dixhitalë. Prografi do të formatojë automatikisht tekstin për ta bërë sa më të këndshëm leximin e librit në iDevice-. Ja vlen ta provoni këtë program.


Note'd, nga 0.89€, falas. /iPhone
Note'd është një program mjaft i kompletuar me disa funksione bazike si përshëmbull mundësia për të ruajtur shënimet, për të mbajtur një listë me eventet që duhet të bëni ose thjeshtë të mbani një ditar. Programi ofron një veshje grafike mjaft të këndshme dhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video-guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment