Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

Fish Balls, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fish Balls është një lojë mjaft e bukur dhe zbavitëse ku ju duhet të kapni sa më shumë bulëza uji duke e drejtuar peshkun vetëm me lëvizje të gishtit mbi ekranin e iPhone. Loja është mjaft e thjeshtë por dhe impenative me kalimin e niveleve. Ja vlen ta provoni.


Nihilumbra, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Void është një krijesë që erdhi nga errësira dhe do të luftojë për zbuluar të fshehtat e botës ku ka ardhur. Ndër eksplorimet e tij ai do të mësojë të përdori ngjyrat dhe të ndërtojë kështu një botë të përshtatshme për atë. Ja vlen ta provoni këtë lojë sepse sigurisht do t'ju bëjë për vete.


Moder Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Labyrinth është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kaloni sferën tuaj në një labirinth të cilin e kontrolloni nga lart duke lëvizur iDevice. Me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet dhe për të qënë i pari duhet të kaloni të gjitha këto vështirësi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Skill Game Arcade, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të lidhni numrat që shfaqen mbi letër pa prekur vizat e tjera. Duhet të jeni të shpejtë dhe të shkathët sepse koha është armiku juaj. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment