Nëse Apple do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën filozofi të viteve të fundit, në vjeshtë të këtij viti mund të prezantohen iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus. Kanë filluar që tani të shfaqen informacione mbi këto pajisje. Sipas një burimi të afërt me kompaninë Apple, që ka siguruar informacione të besueshme në të kaluarën, iPhone 6s do të ketë 2GB RAM.

Ky është dyfishi i hapësirës që gjendet tek iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dhe do të shënojë gjithashtu goditjen e parë në kapacitetin e RAM-it për telefonat inteligjentë të Apple-it që nga iPhone 5, që u prezantua në vitin 2012. Para iPhone 5, ishte iPad 3 që mori i pari 1GB RAM, dhe tani është iPad Air 2 ai që ka aktualisht 2GB RAM, kështu nëse historia do të përsëritet, mund të ketë rritje të hapësirës tek gjenerata tjetër e iPhone-ve.

Përveç kësaj, thuhet se iPhone 6s (dhe iPhone 6s Plus) do të tregtohen me kartën Apple SIM, e cila përdoret aktualisht tek iPad Air 2. Kjo kartë ju lejon që tek tableti të regjistroheni për një plan të dhënash tek një dyqan i caktuar direkt nga konfigurimet. Nuk kërkon regjistrim të kontratës dhe ju lejon të ndërroni dyqanet në çdo moment. iPhone-t e rinj mund të prezantohen në muajin shtator dhe të hidhen në treg disa ditë më vonë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment