Të Hënën, me datë 9 Mars, Apple do të mbajë një event në orën 19:00 (me orën shtiptare) pranë Yerba Buena Center në San Françisko. Ky event që titullohet "Spring Forward" do të përqëndrohet me shumë mundësi tek Apple Watch dhe do të shfaqen edhe aplikacionet e para të realizuara për këtë pajisje, duke qenë se do të dalë në treg në muajin Prill.

Por organizimi i një eventi kaq të madh thjeshtë për të dhënë disa informacione më tepër për Apple Watch duket i tepërt. Kështu që mendohet se mund të prezantohet edhe ndonjë produkt i ri surprizë. iPad Pro 12 inc? Një MacBook Air i ri Retina? Imazhet e para të iCar? Këtë do ta zbulojmë më 9 mars, në orën 19, këtu në iPhoneAlbania!

0 komente:

Post a Comment