Tani është zyrtare: pas një faze beta testing, WhatsApp ka aktivizuar telefonatat VoIP në pajisjet Android. Dhe ndërsa presim që ky funksion të vijë edhe për pajisjet iOS, ju njoftojmë se testimet e para kanë dhënë rezultate shumë të mira për sa i përket kualitetit të telefonatave.

Telefonatat VoIP janë të aktivizuara momentalisht në versionin 2.11.528 të WhatsApp dhe funksionojnë në Android 4.4 ose 5.0. Funksionon shumë thjeshtë, pasi mjafton të klikoni tek ikona e telefonit për të telefonuar një kontakt të caktuar. Telefonata "vetëm audio" funksionon mirë dhe na lejon të kontaktojmë falas miqtë tanë kudo që ndodhen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment