Klientët Vodafone do të kenë mundësi të prekin nga afër shërbimet e teknologjisë 4G. Kompania Vodafone Albania njoftoi se ka nisur fazën e testimit  të teknologjisë 4G/LTE në rrjetin e vet, dhe së shpejti klientët do të mund të përfitojnë shërbime data më të shpejta se kurrë. Pak kohë më parë, AKEP mori vendim për zhvillimin e tenderit për dhënien në përdorim të brezave të frekuencave GSM 1800, me datë 2 Mars 2015, duke i dhënë mundësinë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike të ofrojnë 4G/LTE.

LTE (4G) është prezantuar tashmë në shumicën e tregjeve evropiane, ku rezulton të ketë ndryshuar rrënjësisht eksperiencën e navigimit në internet nëpërmjet celularit. Shumë shpejtë edhe klientët Vodafone do të mund të ndajnë të njëjtën eksperiencë me ta, pasi me marrjen e spektrit, kompania  planifikon të nisë ofrimin e shërbimeve 4G brenda majit 2015 në Tiranë, dhe më tej do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Falë 4G, klientët Vodafone do të kenë mundësi të përdorin internetin në celular më shpejt, më thjesht dhe në më shumë vende se kurrë. Prej kohësh, kompania Vodafone Albania ka nisur intensivisht punën dhe investimin për të rritur kapacitetet dhe për të ndërtuar një rrjet modern, me qëllim mundësimin e një cilësie maksimale të kësaj teknologjie të re dhe revolucionare për tregun e telekomunikacionit në Shqipëri.

Teknologjia 4G/LTE ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme, që aktualisht është 3 deri në 4 herë më e lartë se 3G. Falë këtyre parametrave, klientët do të mund të shkarkojnë video, lojëra, aplikacione, filma dhe stream në kohë reale, shumë  thjesht dhe duke kursyer kohë. Falë cilësisë dhe shpejtësisë së lartë të transmetimit, teknologjia 4G/LTE, do t’i hapë rrugën një varieteti shërbimesh të reja, të paprovuara më parë në tregun shqiptar.

Rrjeti i Vodafone Albania mbulon më shumë se 99% të popullsisë, duke i mundësuar klientëve Vodafone shërbime komunikimi në çdo moment dhe kudo që të ndodhen me çmimet më konkurruese në treg. Investimet e vazhdueshme në tregun e telekomunikacionit janë në fokusin e kompanisë me qëllimin e vetëm për t’u ofruar klientëve shërbime dhe produkte të një cilësie të pakrahasueshme.

0 komente:

Post a Comment