Pas një pritjeje të gjatë, rikthehet në App Store aplikacioni VLC, me anë anë të të cilit mund të shikoni çdo lloj formati video në iPhone. Me anë të VLC mjafton t'i sikronizoni dhe transferoni videot në iPhone dhe iPad për t'i parë më pas në Divx, avi dhe shumë formate të tjera.

Versioni i ri i VLC që përshtatet më së miri edhe me ekranin e iPhone 6 dhe 6 Plus, integron një suport për media server plex, për streaming dhe GDrive, na lejon të bëjmë kërkime në librarinë multimediale, suporton sinkronizimin on-the-fly të titrave me video dhe audio, e shumë funksione të tjera.

VLC për iOS është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.1 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment