Dëshironi të shtoni dridhjen kur shtypni butonat në tastierën e iPhone? Kjo është e mundur falë KeyboardVibrate8, një tweak i domosdoshëm për shumë përdorues. Një mënyrë e thjeshtë dhe inteligjente për të kuptuar nëse kemi shtypur në mënyrë korrekte shkronjat në tastierën virtuale të iPhone.

Pasi të keni intaluar këtë tweak, menjëherë pasi të shtypni një shkronjë do të një ndjeni një dridhje të lehtë të iPhone-it. Për fat të keq, ky tweak nuk lejon për momentin personalizimin e kohëzgjatjes dhe intesitetit të dridhjes. Pasi ta keni aktivizuar këtë tweak, mjafton të bëni një respring për të shfrytëzuar funksionet e tij.

Nëse jeni të interesuar, KeyboardVibrate8 mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment