Dëshironi të modifikoni rezolucionin ose përmasat e një fotoje direkt nga iPhone? Tani është e mundur falë programit PhotoRes. Funksionon shumë thjeshtë. PhotoRes është një tweak i ri për pajisjet iOS jailbroken që na ofron mundësinë të modifikojmë aspect ratio (dmth 4:3 - 16:9) për një foto, si edhe rezolucionin.

Programi është shumë i thjeshtë dhe mund të përdoret direkt nga aplikacioni Settings i iPhone. Direkt nga Settings mund të aktivizoni dhe ç'aktivizoni funksionin e PhotoRes, por në default programi do të jetë i aktivizuar menjëherë pas instalimit nga Cydia.


Nëse jeni të interesuar, PhotoRes mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment