Jeni në pritjet që WhatsApp të lëshojë versionin Web të programit të saj edhe për përdoruesit iPhone? Nëse keni një iPhone jailbroken mund ta testoni atë që tani. Është i disponueshëm në Cydia, WhatsApp Web Enabler, një tweak që lejon leximin e kodit QR në faqen zyrtare: https://web.whatsapp.com/ dhe në këtë mënyrë mund të lidhni iPhone-in tuaj. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësinë të përdorni WhatsApp Web.


Si duhet të veproni? Duhet të hapni aplikacionin Cydia dhe të instaloni programin "WhatsApp Web Enabler" dhe më pas duhet të bëni një reboot të pajisjes tuaj. Pasi të keni rindezur iPhone-in, hapni aplikacionin WhatsApp dhe në seksionin "Settings" do të vini re një opsion të ri "WhatsApp Web". Shtypeni atë dhe më pas bëni një skanim të kodit QR nga kjo faqe: https://web.whatsapp.com.


Nga ky moment mund të përdorni WhatsApp edhe nga shfletuesi juaj Web (Google Chrome). Mund të aktivizoni edhe njoftimet nëse keni dëshirë, dhe do të merrni mesazhet në stilin e OS X Yosemite.

Nëse jeni të interesuar, WhatsApp Web Enabler mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment