Samsung do të prezantojë me datë 1 Mars versionin S6 të Samsung Galaxy, version  i cili pritet të ketë shumë ndryshime për sa i përket formave fizike por edhe komponentëve Hardware. Në vitet e kaluar jemi mësuar që sa herë Samsung prezanton një produkt me siguri do të ketë një element i cili do të ngjasojë me Apple, edhe kësaj here do të jenë kufjet të cilat do të bëhen objekt debati.

Sipas disa imazheve të publikuara në rrjet, kufjet që do të shoqërojnë Galaxy S6 ngjasojnë shumë me ato të Apple edhe ekspertët pretendojnë se Samsung vazhdon të kopjojë nga kjo e fundit. Sigurisht që dizajni i kufieve nuk mund të jetë një rastësi edhe me siguri Apple nuk do të rrijë duarkryq përpara këtij fakti.


Edhe vetë produkti Samsung Galaxy S6 i ngjason shumë me iPhone 6 në qoftë se dizajni final do të jetë ai që kemi parë në imazhet që qarkullojnë në rrjet. Pra pritet që në muajt që vijnë, Samsung edhe Apple do të jenë në një luftë të hapur. Duke parë imazhet e këtij artikulli, mendoni se Samsung ka shfrytëzuar dizajnin që kanë kufjet e Apple? /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. Samsung S6 kopja e shemtuar e iPhone 6!

    ReplyDelete
  2. Cfare kompanie bastarde, te me kopjonte mua dikush dicka qe kam harxhuar kohe dhe para ta krijoja, do shkoja dhe do ja thyeja turive....
    E bukura eshte qe i shesin ato plehtat qe prodhojne shtrenjte a thua se kane shpenzuar si apple ne dizenjim dhe projektim.
    Samsun = copy/paste

    ReplyDelete