Marrdhëniet Apple-Samsung po përmirësohen edhe këtë fakt e tregon edhe kontrata e cila është arritur midis të dyjave. Përsa i përket prodhimit të memorieve, Samsung është numri një në botë sepse disponon gjithmonë teknologjinë e fundit përveç sasisë së lartë të prodhuar në njësinë e kohës edhe Apple duket se është dorëzuar përpara kësaj fuqie.

Marrveshja e arritur midis dy kompanive i përket prodhimit të chip-eve A9 e cila është edhe teknologjia e ardhshme që do të integrohet në iDevice-et Apple. Aktualisht Samsung disponon një seri memoriesh të cilat janë më të shpejtat në treg edhe do të integrohen te Samsung Galaxy S6 edhe Lg G4.

Karakteristikat e këtij chip-i  i përkasin prodhimit me teknologji 20nm kundrejtë teknologjisë me 28nm të ofruar nga furnizuesi aktual i Apple, TMSC. Në krahasim me chip-in e iPhone 6, që integron  2 module me 1 GB LPDDR3 RAM të prodhuara nga kompania Sky Hynix, chip-et Samsung me teknologjinë LPDDR3 4-Gigabit do të jenë 4 herë më të shpejtë.

Apple do ti besojë kompanisë rivale Samsung 70% kërkesave që ajo do të ketë për iDevicet-et e gjeneratës së ardhshme edhe 30% kompanisë TMSC. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment