Para pak ditësh është publikuar programi Stratos për të cilin është përfolur shumë gjatë këtyre ditëve. Ai sjell në iOS një mënyrë mjaft të thjeshtë edhe të bukur për përdorimin e funksionit Multitasking. Në fakt ekspertët mendojnë se ky program është frymëzuar nga një tjetër program i cili quhet Auxo, por i përmirësuar për sa i përket funksioneve.

Zhvilluesit e Stratos janë të bindur se ky program do të thjeshtojë shumë përdorimin e Multitasking në iOS, i cili është funksioni që na lejon të mbyllim programet në ekzekutim por që nuk janë të fokusuar në ekran. Pasi ta instaloni atë, nga menu-ja Settings e iOS mund të modifikoni të gjitha parametrat që programi përdor, sipas dëshirës tuaj.

Për më tepër po ju prezantojmë gjithashtu një video në të cilën tregohet funksionimi i programit Stratos. Gjithashtu kujtojmë për ta instaluar duhet të keni në iDevice-in tuaj Jailbreak.


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment