Për fëmijët nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë dhe më argëtues mësimi i numrave në gjuhën shqipe. Pas suksesit të madh me aplikacionin“Alfabeti”, që ka arritur mbi 100 mijë shkarkime në App Store dhe Play Store, kompania Trigonom sjell aplikacionin e ri “Numrat” që u dedikohet fëmijëve.

Aplikacioni “Numrat” është dizajnuar në mënyrë që nëpërmjet ilustrimeve dhe lojërave, fëmijët pa përtesë të mësojnë t’i shkruajnë, respektivisht shqiptojnë numrat në gjuhën shqipe. Aplikacioni përmban në vete mësimin e numrave që shqiptohen me zë, ilustrime përkatëse, si dhe mundëson shkrimin e numrave në një dërrasë të zezë me ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, gjatë mësimit të numrave, fëmijët do të fitojnë dhe dhurata (bonuse) të ndryshme, që i inkurajojnë ata për të vazhduar më tutje.


“Marrë parasysh suksesin që ka pasur aplikacioni Alfabeti dhe kohën që fëmijët kalojnë në telefona të mençur apo tabletë, kompania Trigonom është përpjekur t’iu mundësojë atyre që një pjesë të asaj kohe ta kalojnë duke i mësuar numrat në gjuhën shqipe. Kompania jonë është e përkushtuar që të ofrojë aplikacione - të cilat përveç pjesës argëtuese të përmbajnë dhe pjesën edukative për fëmijët”, ka deklaruar Mentor Paçarada, themelues i Trigonom me rastin e lançimit të aplikacionit “Numrat”.


Veçoritë kryesore:
- Mësimin e numrave me ndërveprim dhe narracion.
- Shkrimin e numrave në tabelë të zezë me katër ngjyra të ndryshme, ku nëse shkruan numrin si duhet atëherë merr 3 yjet maksimale, ndërsa gabimet mund të fshihen me shpuzë.

Mundësitë shtesë për argëtim përfshijnë edhe 4 lojëra me 6 nivele, të cilët janë:
- Vendosja e numrit të duhur në rënditjen e numrave.
- Vendosja e numrave në vendin e frutave.
- Gjetja e cilit nga katër numrat është i saktë në bazë të ilustrimit në tren.
- Trego sa fruta i kemi në tabelë.


Numrat është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 5.1.1 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment