Apple gjithmonë ka deklaruar se nuk do të sjellë një smartphone me përmasa të mëdha, por në vend të një smartphone-i solli dy të tillë. iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus thyen të gjitha parashikimet e mundshme. Ata nuk u shitën vetëm për faktin se iPhone është një pajisje shumë popullore por ajo që u vu re është një interes i madh për smartphone me ekrane të mëdhenj.

Në fakt jo gjithmonë çelësi i suksesit të një smartphone-i qëndron tek specifikat e softuerit të tij. Kur vjen puna tek iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus është madhësia që i ka bërë këta dy telefonë kaq të suksesshëm. Apple regjistroi një rekord shitjesh prej 74.5 milion njësi të shitura. Për një pjesë të madhe të këtij suksesi, Apple i detyrohet tregut kinez. Në Kinë, Apple tanimë cilësohet si shitësi numër një i smartphone-ve.

Realisht dy smartphone-t e rinj të Apple erdhën si një përgjigje ndaj serisë Note të Samsung që janë pajisje me përmasa të mëdha. Kohët e fundit është parë një tendencë në rritje e prirjes së konsumatorëve ndaj smartphone-ve me përmasa të mëdha. Kjo për vet faktin se ekranet e mëdhenj ofrojnë mundësi të reja në përdorimin e një telefoni. Përmasat e telefonit kanë një ndikim të madh sidomos në lojrat dhe videot. Gjithashtu smartphone-t e mëdhenj ofrojnë një hapësirë më të gjerë për një bateri më të madhe.

Në ditët e sotme shumë mendojnë “Bigger is Better” (Më i madh është më i mirë). Dhe kjo ndodh jo vetëm si pasojë e një ekrani të madh por zakonisht smartphone-t e mëdhenj ofrojnë dhe proçesore më të shpejtë, rezolucion të lartë dhe kamera cilësore. Pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë një smartphone të tillë dhe për vet faktin se një pajisje e tillë i krijon atyre idenë e një tableti, ose siç quhen ndryshe, “phablet”’. Një ditë ne mund mos të kemi nevojë për një telefon të madh për të komunikuar, por ata do të zëvëndësohen nga pajisje të vogla të ngjashme me Motorola Moto Hint.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment