Kur dëshirojmë të pastrojmë iPhone-in, jemi të detyruar t'i fshijmë ose spostojmë aplikacionet një nga një. Por tani falë MultiIconMover+ do ta keni më të thjeshtë këtë veprim. MultiIconMover+ është i disponueshëm në Cydia me një version falas dhe një version Plus me pagesë. Me anë të versionit me pagesë mund të fshini dhe spostoni folder-at dhe do të keni edhe disa avantazhe të tjera.

Falë MultiIconMover+ mjafton të aktivizoni funksionin e seleksionimit klasik për të zgjedhur të gjitha aplikacionet që dëshironi të spostoni nga një faqe në tjetrën. Për të kuptuar më mirë se si funksionon ky tweak ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme:


Nëse jeni të interesuar, MultiIconMover+ mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin $0.99. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment