Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Janar ka përzgjedhur lojën Mass Effect Infiltrator që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 1.99€!


Mass Effect Infiltrator është një lojë e ambientuar në universin e Mass Effect, ku ju do të visheni me petkun e Randall Ezno, një agjent që punon në një strukturë sekrete. Ndërsa komandanti Shepard kërkon ti bëjë ballë kundër Raiders, Randall Ezno, një veteran i ri i Cerberus, është në shërbim të një strukture sekrete që kryen eksperimente të paligjshme tek jashtëtokësorët, por kur drejtori i strukturës e kalon limitin, Randall tradhëton Cerberus dhe bëhet një armik i betuar i tij. Pra duhe të arratiseni nga baza e Cerberus dhe ri rrëfeni ekzistencën e saj aleancës.

Për të bërë këtë duhet të eksploroni disa skena loja dhe të luftoni duke përdorur komandat e ndryshme në dispozicion: hidhuni dhe rrotullohuni në mbrojtje duke rrëshqitur gishtërinjtë në ekran, mundni boss-at e shumtë si mech i Cerberus ose eksperimente të ndryshëm gjenetikë. Për të fituar duhet të shfrytëzoni në maksimum armët dhe mburojat e sofistikuara që keni në dispozicion dhe të lëshoni fuqi biotike, të bëheni të padukshëm dhe të përlesheni. /iPhoneAlbania

1 comment: