Kompania LG ka njoftuar se së shpejti do të sjellë në treg versioni e ri të orës dixhitale LG Watch Urbane, të cilën eskpertët e kanë vlerësuar si ora më e mirë në treg e cila ekzekuton sistemin operativ Android. Këtë vlerësim e konfirmojnë edhe shitjet në treg.

Për ti paraprirë lëshimit në treg të Apple Watch, LG ka vendosur të përmirësojë dizajnin e orave duke e bërë të gjithë trupin me materialin e metalit edhe duke i shtuar gjithashtu edhe një seri me gurë të çmuar. Për sa i përket karakteristikave hardware LG Watch do të integrojë chip-in me shpejtësi 1.2 Ghz Qualcomm Snapdragon 400, ekran prej 1.3-inch, rrezistent ndaj pluhurit edhe uji, një bateri me amperazh 410 mAh si edhe disa sensorë të ndryshëm.

Përsa i përket çmimit LG nuk ka specifikuar akoma koston e këtij produkti por gjithsesi në ditët në vazhdim do t'ju sjellim më tepër informacione në lidhje me ketë temë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment