Disa teste të bërë nga njerëz me shumë kohë të lirë... kanë treguar se Touch ID lëshon një tingull të vogël kur përdoret. Sigurisht, duhet të bëhet fjalë për një sistem që rregullon funksionimin e këtij sensori, por sa nga ju e dinit që Touch ID lëshon një tingull të tillë?

Në thelb, për ta dëgjuar atë mjafton të vendosni gishtin sipër butonit Home dhe të afroni iPhone-in tak veshi. Provojeni edhe ju vetë, por bëjeni në një vend të qetë dhe pa zhurma. Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni një regjistrim të këtij tingulli. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. e dim e dim... ne fillim kam mendu se me esht prish telefoni

    ReplyDelete