Së fundmi në dyqanin virtual të Apple është shtuar një lojë e re tepër interesante e quajtur ‘King of Thieves’. Kjo lojë është ndërtuar nga ZeptoLab krijuesi i lojës së famshme ‘Cut the Rope’. King of Thieves është përpjekja e parë e këtyre zhvilluesve për të tërhequr një audiencë të re lojtarësh. Kjo lojë nuk është shumë e përshtatshme për tu luajtur në kompjuter e as nga fëmijët. Për ata lojtarë që janë adhurues të Clash of Clans dhe Trivia Crack kjo është një alternativë perfekte.


Në King of Thieves, misioni juaj është të bëheni hajduti më i pasur në botë duke mbledhur sa më shumë ar e flori. Nëqoftëse ju arrini në një nivel të caktuar loje ju mund të prodhoni vet arin tuaj dhe të rrisni shanset e zbulimit të thesareve të reja. Në këtë lojë ka 3 objekte që ju bëjnë të pasur: gems ose gurët e çmuar, të cilët ju mund ti vidhni dhe nga lojtarët e tjerë, floriri që prodhohet nga makineria juaj i cili përdoret për mbrojtje dhe ekzistojnë dhe ‘blu orbs’ që janë objektet më me vlerë. Blu orbs ju ndihmojnë për të shtuar fuqinë dhe për të ndryshuar pamjen e karakterit tuaj.


King of Thieves mund të shkarkohet falas por ju mund të blini blu orbs kundrejt një pagese të caktuar. Kjo lojë është e ndërtuar në 80 nivele të vështirësisë së ndryshme. Por magjinë e vërtetë mund ta përjetoni vetëm duke luajtur lojën online. Ajo është dizenjuar për të qënë e vështirë por jo e pamundur dhe realisht ka potencialin për tu kthyer në lojën Hit të App Store. /iPhoneAlbania

20 comments:

  1. a nuk eshte full ky aplikaconi?

    ReplyDelete
  2. Si muj me instalu ne android kush mundet letme tregon pl

    ReplyDelete
  3. nje pyetje: Me cfare programi mund ta hape kete aplikacion nga iphone ne TV? pershembull si Youtube qe behet pair??? flm

    ReplyDelete
  4. Me Airplay, duke instaluar programin Airserver mund ta hapësh në kompjuter, por në çdo TV akoma nuk eshtë e mundur!

    ReplyDelete
  5. Me fal po ne macBook si mundem se spo me instalohet

    ReplyDelete
  6. pershendetje. amundet ky program dhe qysh bon me instalu ne smart tv

    ReplyDelete
  7. cila esht kjo kodi cfar ma lip airserve apo e di dikush

    ReplyDelete
  8. Airserve është falas për disa ditë, si periudhë testimi pastaj duhet ta blesh, ose të shkarkosh nga interneti ndonjë version pirat që ta përdorësh gjithmonë falas!

    ReplyDelete
  9. Ku gjindet aplikimi per Samsung?

    ReplyDelete
  10. Si gjindet app per Samsung ose ku te shikoj top channel live klan live

    ReplyDelete
  11. Pershendetje dashta te ju pershendes e nje pytje perveq qe e ka mundesin ne Iphone shmebull ne pc a ka ndonej mundesi ne te ardhmen me instalu a si eshte puna me respkete ZM

    ReplyDelete
  12. Pershendetje e kam iphon 5 mipro askund sun e gjej HD VISION

    ReplyDelete
  13. tung mu spom bon me ndrru hiq religionin

    ReplyDelete
  14. Tung bon po e bon united state
    Edhe e gjon qytetin new yourk
    Edhe postal code e ki 10001

    ReplyDelete
  15. Po per android a don ky programi

    ReplyDelete
  16. Pse tani nuk mund me u kq ne HD VISION

    ReplyDelete
  17. e kam ba new york 10001 po prap spom ban bre po ma qet tap review to sign in tana po duhet me plotsu te dhona me kredit kartela e senne ???

    ReplyDelete
  18. Kush deshiron te shikoj progamet shqip ne TV vetem 15 Euro me muj lajmronju ne team.7@hotmail.de ju ju dihmojm

    ReplyDelete