Kohëzgjatja e baterisë është një nga temat më të nxehta për përdoruesit iPhone. Nëse më përpara me modelet më të vjetra ishte e vështirë që të arrinim deri në darkë, tani me iPhone 6 dhe sidomos me iPhone 6 Plus kohëzgjatja e baterisë është përmirësuar jashtë mase, dhe me sa duket përdoruesit janë më të kënaqur.

Gjithsesi, duhet t'iu kujtojmë se iOS e përdor me të vërtetë mirë baterinë sepse software dhe hardware punojnë sëbashku në mënyrë optimale. Problemi i kohëzgjatjes ka të bëjë me kapacitetin e baterisë që në modelet e mëparshëm, është me të vërtetë i dobët. Një kompromis që i detyrohet sigurisht zgjedhjeve të dizajnit.

Prej kohësh Apple është impenjuar në përmirësimin e kohëzgjatjes së baterisë në përditësimet e iOS, dhe më lart mund të shikoni edhe një test që krahason version më të reja të iOS 8. Testimet janë bërë në të njëjtin iPhone 5, duke u nisur nga iOS 8.0.2 e duke vazhduar me 8.1.3 më pas janë testuar edhe dy versionet e fundit beta si iOS 8.2 dhe iOS 8.3

Rezultatet janë shumë të ngjashme me njëra tjetrë, por mund të vëmë re se performaca më e mirë për momentin është regjistruar me iOS 8.1.3, version i fundit iOS që është lëshuar zyrtarisht për të gjithë. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment