iPhone 5c është një nga modelet më pak të suksesshëm që ka prodhuar Apple dhe është pritur shumë ftohtë në treg. Kjo për shkak të çmimit të lartë dhe materialit me një kualitet më të ulët. Mungesa e një modeli "C" të iPhone 6 mund të thotë se Apple ka vendosur të heq dorë nga produkte të këtij lloji.


Megjithatë, nuk është për t'u përjashtuar mundësia e një modeli iPhone 6c në vjeshtë, atëherë kur do të prezantohet edhe modeli i ri iPhone 6s. Ndërkohë, ka mbërritur edhe koncepti i parë. 3DFuture ka realizuar një koncept shumë të bukur, dhe rezultati është me të vërtetë interesant. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment