Në rrjet kanë nisur thashethemet e para në lidhje me versioni 9 të iOS i cili do të vij në App Store, në vjeshtën e këtij viti. Ekspertët janë të bindur për faktin se ky version nuk do të ketë shumë inovacion përsa i përket funksioneve. Apple do të përmirësojë performancën e funksioneve aktuale duke rregulluar shumë probleme të cilat po raportohen nga përdoruesit që kanë instaluar iOS 8.

Mendohet se kjo strategji u ndoq nga Apple  tek versioni OS X Snow Leopard, i cili realisht nuk kishte ndonje funksion të ri në krahasim me versionin para ardhës por kishte një përmirësim të dukshëm të performancës në Mac. Pra pritet që Apple të bëjë një punë përmirësues të iOS 8 në versionin e ardhshëm të tij.

Nga burime pranë kompanisë, ekspertët kanë raportuar edhe emrin në kod të sistemit në fjalë i cili do të jetë Stowe i cili është një fshat turistik ku mund të bëni ski në Vermont. Gjithashtu Apple do të fokusohet edhe në hapësirën që zë në memorien fikse, të iOS 9, pasi është mjaft e rëndësishme që të mos ketë rritje drastike duke patur parasysh që miliona përdorues zotërojnë një iPhone me memorie fikse 16 Gb.

 Por me siguri edhe në iOS 9 ndonjë funksion i ri do të jetë edhe kjo lidhet me programet të cilat do të komunikojnë me Apple Watch. Gjithashtu përshtatja e iOS me proçesorët me 64-bit A7, A8, A8x, do të jetë një tjetër prioritet në iOS 9. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment