Google po punon për të prezantuar në konferencën e zhvilluesve Android në muajin Maj, një version të rinovuar të programit Google Wallet i cili pritet të jetë konkurrenti i denjë i Apple Pay. Google Wallet është një program i cili ka qënë prezent tek sistemi Android që nga viti 2011 por nuk mund të përcaktohet si program i kompletuar, për funksionin që duhet të kryej.

Duke parë edhe rritjen e popullaritetit të Apple Pay, drejtuesit e kompanisë kanë vendosur të rindërtojnë funksionalitetet e këtij programi duke u nisur nga eksperienca e kompanisë Softcard e cila është blerë së fundmi edhe ka mjaft eksperiencë në sektorin e pagesave nëpërmjet aparatëve Mobile.

Google gjithashtu po kërkon të integrojë të gjitha bankat edhe shumë kompani, në Google Wallet me synimin që ky program të gjëndet tek çdo sistem operativ Android. Gjithashtu mendohet se do të përdoret edhe një strategji për të bindur përdoruesit që të kenë besim tek Google Wallet, e cila konsiston në dhënien fillestare të një shume parash në momentin e fillimit të përdorimit.  Nuk dihet akoma vërtetësia e këtij lajmi por gjithsesi në ditët në vazhdim do t'ju sjellim më shumë informacione. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment