Ditet e kaluara ju prezantuam një artikull mjaft interesant në të cilin shpjegohet se Apple po punon për një projekt të fshehtë. Projekti Titan është emri me të cilin përfaqësohet projekti i një atomobili që po projektohet nga Apple edhe ky lajm konfirmohet nga punësimi i 1000 punëtorëve në sektorin e automatizimit.

Me sa duket sektori automobilëve do të jetë horizonti i ri i kompanive të cilat prodhojnë SmartPhone. Pas Apple edhe Google po ndjek një projekt mbi një makinë prototip e cila vetë drejtohet në rrugë. Në fakt ekspertët mendojnë se makina e Google ka rreth 4 vjet e cila është në fazë prodhimi, pra shumë më përpara se Apple të niste projektin e saj.

Në foton e këtij artikull do të shikoni prototipin e këti produkti i cili po testohet prej shumë vitesh nga Google. Detajet e makinës Google nuk janë shumë të qarta por me siguri në ditët në vazhdim do të kemi lajme në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment