Flipps HD është një aplikacion që vjen falas për një periudhë të limituar dhe që na ofron shumë përmbajtje televizive direkt në ekranin e iPhone. Pasi të keni bërë regjistrimin në këtë platformë do të jeni menjëherë në gjëndje të shikoni materialet që ofrohen si: filma, video humoristike, video muzikore, informacione sportive, seriale tv, lajme etj...

Thjeshtë me një prekje aplikacioni do të dërgojë të gjitha materialet që dëshironi në një Smart TV, Apple TV ose në çdo pajisje tjetër që është kompatibël me protokollet DLNA, UPnP dhe AirPlay. Njëherë që keni zgjedhur materialin tuaj duhet të vendosni se cilin player të lidhur në rrjet dëshironi të përdorni: nuk do të jetë iPhone që do të riprodhojë materialet në streaming, por pajisja që merr impulset nga aplikacioni, duke evituar kështu konsumimin e baterisë së iPhone-it.

Flipps HD është i disponueshëm në ofertë falas në App Store për një përiudhë të limituar kohe. Është kompatibël me iPhone, iPad e iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri për të punuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment